Talat Xhaferi, kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë është njohur nga BE dhe SHBA si udhëheqës i dhomës ligjvënëse në Maqedoni por vendimi ende nuk është shkruar në Gazetën zyrtare të vendit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Ai është thirrur në vizitë zyrtare në Bruksel ku pritet të takohet me eurokomisionerin Johannes Hahn, kështu njoftojnë nga kabineti i tij në Kuvendin e Maqedonisë. Takimi me Hahn dhe Federica Mogherini duhet të mbahet sot dhe priten të marrin pjesë edhe eurodeputetët Ivo Vajgl, Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan.
Por, ai nuk është zyrtarizuar si kryetar pasi nuk është publikuar vendimi në Gazetën zyrtare të shtetit.
Kjo procedurë teknike pritet që të përfundojë javë e ardhshme dhe të kompletohet edhe zyrtarisht vendimi për zgjedhjen e tij si kryetar i Kuvendit. /Telegrafi/