Site icon Telegrafi

Xhaferi: Do të jem kryekuvendar i të gjithë deputetëve, pa marrë parasysh cilës parti i takon (Video)

Kryekuvendari i ri Talat Xhaferi, sot pas takimit me Yee i është drejtuar opinionit për ngjarjet e fundit në Kuvendin e Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Xhaferi tha se pas takimit me Yee, është konfirmuar mbështetja ndaj shumicës parlamentare dhe zgjidhjes së fundit të kryekuvendarit.

Ai poashtu premtoi se do të jetë kryekuvendar i të gjithë deputetëve pa marrë parasysh orientimeve partiake.

Në lidhje me deputetët e lënduar, u ka dëshiruar shërim sa më të shpejtë dhe sa më shpejtë tu kthehen familjeve të tyre dhe aktiviteteve të tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version