Talat Xhaferi është kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, kështu njofton ueb faqja zyrtare e shtëpisë ligjvënëse, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Njoftimi zyrtar tregon për takimin e sotëm me Ambasadorin e BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar.
Talat Xhaferi është kryetar sipas ueb faqes së Kuvendit por vetëm në edicionin në gjuhën shqipe dhe në gjuhën maqedone.
Tek edicioni në gjuhën angleze dhe franceze kryetar figuron Trajko Veljanoski, tanimë vetëm deputet i OBRM-PDUKM-së. /Telegrafi/