Telegrafi

Xhaferi takohet me kryeministrin e Maltës, Joseph Muscat

????????????????????????????????????

Siç kumtojnë nga kabineti i kryekuvendarit, Talat Xhaferi takimi i sotëm i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi me kryeministrin e Republikës së Maltës, Joseph Muscat i cili është në vizitë të parë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, kaloi në atmosferë miqësore dhe konstruktive dhe në të njëjtën u këmbyen më shumë informata dhe mendime rreth bashkëpunimit të ardhshëm të dy vendeve, si në planin politik, ashtu edhe në atë ekonomik.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi shprehu shpresë se takimet në nivel të lartë ndërmjet dy vendeve në periudhën e ardhshme do të intensifikohen dhe kjo do të paraqesë mundësi për thellimin e bashkëpunimit të përgjithshëm në të gjitha fushat, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kryetari Xhaferi theksoi se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Maltës nuk kanë çështje të hapura dhe marrëdhëniet janë korrekte dhe miqësore, por në të ardhmen duhet bashkërisht të punohet në përforcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, për arsye se ekzistojnë të gjitha parakushtet dhe potenciali për këtë.

Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat shprehu gatishmërinë e vendit të tij për ti dhënë mbështetje Republikës së Maqedonisë në planin e integrimit në BE edhe atë me programe dhe plane konkrete, në rast se kjo kërkohet prej tyre, si në planin teknik ashtu edhe në atë administrativ./Telegrafi/