Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot realizoi takim me anëtarët e Komitetit të përzier parlamentare, të cilët janë këtu me rastin e takimit të 15-të të Komitet të përzier parlamentar – Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian, nikoqir i të cilit është Kuvendi i Maqedonisë.
Siç kumtojnë nga shërbimi kuvendor për shtyp, Xhaferi u uroi mirëseardhje të përzemërt në shtëpinë ligjvënëse dhe ju uroi punë të frytshme dhe të suksesshme në takimin që vijon. Ai tha se nëpërmjet Komitet të përzier parlamentar realizohet bashkëpunim dhe komunikim me Parlamentin evropian, i cili vazhdimisht shpreh mbështetje të fuqishme në procesin tonë euro-integrues, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Për Republikën e Maqedonisë, mbajtja e dialogu të rregullt me partnerët strategjik natyrorë është i rëndësishëm për arsye se kjo kontribuon në vlerësimin e përparimit në procesin reformues dhe vërejtjet dhe rekomandimet që i pranojmë, gjithmonë i konsiderojmë si mbështetje të zhvillimit tonë demokratik”, ka theksuar Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.
Nga ana e anëtarëve të Komitetit të përzier parlamentar u shpreh falënderim për takimin e mundësuar në këtë periudhë intensive për Kuvendin dhe për Republikën e Maqedonisë.
Anëtarët e Komitet të përzier parlamentar shfaqën interes për procedurën në të gjitha fazat dhe kryetari Xhaferi ua sqaroi në detaje procedurë, me ç’rast u tha se pritjet janë se referendumi do të jetë i suksesshëm, dhe më pastaj vijojnë ndryshimet kushtetuese, që më pastaj të ratifikohet marrëveshja në Kuvendin e Greqisë.
“Qytetarët janë të vetëdijshëm se nuk ka opsion tjetër përveç se Republika e Maqedonisë të ketë proces të suksesshëm të negociatave për anëtarësim në BE dhe NATO dhe se çdo parashikim tjetër do të ishte vetëm humbje kohe” ka thënë Talat Xhaferi./Telegrafi/