Site icon Telegrafi

Xhaferi-Stoltenberg: Të finalizohet “puna e papërfunduar” nga Samiti i Bukureshtit

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi sot realizoi takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i Kuvendit, Xhaferi ka shprehur bindjen e tij se vetëm me dialog konstruktiv me shtetet fqinje në lidhje me kontestet dhe me angazhim aktiv të institucioneve dhe të gjithë subjekteve politike në plotësimin e Planit 3-6-9, do të finalizohet “puna e papërfunduar” nga Samiti i NATO-s në Bukuresht në vitin 2008.

Stoltenberg ka theksuar përkrahjen e mëtejme të NATO-s për realizimin e planit reformator të Qeverisë së re, veçanërisht në planin e sundimit të ligjit, forcimin e shoqërisë multietnike dhe parimeve të Marrëveshjes së Ohrit, si dhe për mbajtjen e marrëdhënieve të mira me shtetet fqinje./Telegrafi/

Exit mobile version