Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, mori pjesë në Konferencë me temën “Sfidat bashkëkohore të hapësirave transatlantike”, që u mbajt në Shipan të Kroacisë, e organizuar nga Bashkimi Atlantik i Kroacisë Hanns-Seidel-Stiftung, në bashkëpunim me Institutin për zhvillim dhe marrëdhënie ndërkombëtare.
Në konferencën dy ditore, që filloi dje, në ishullin Shipan, e cila është projektuar për 30 liderë nga vendet e rajonit, Xhaferi ligjëroi ku ndau një pjesë të përvojës së tij profesionale, kurse foli edhe për aktivitetet e tanishme në Republikën e Maqedonisë dhe të rajonit.
Siç kumtoi zyra për shtyp, në kontekst të temës, Xhaferi theksoi se Ballkani Perëndimor, sipas standardeve dhe vlerave që më shumë mbisundojnë, bëhet pjesë e asociacioneve euroatlantike. Ai shton se të gjithë në rajon mund të ofrojnë bashkërisht zgjidhje të pranueshme për secilën problem apo të zgjidhje të ndonjë çështje, vetëm përmes dialogut dhe bashkëpunim të hapur, posaçërisht kur bëhet fjalë për sfidat e përbashkëta. Për shembull ka dhënë krizën e emigrantëve, ku Ballkani Perëndimor dhe secili shtet veçmas, luajtën rol pozitiv dhe përgjegjës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i Kuvendit, gjithashtu tha se qeveria aktuale e shumicës parlamentare, këtë vit kanë bërë zgjidhje të rëndësishme dhe veprime që janë të dimensioneve historike, si për qytetarët e Republikës së Maqedonisë, ashtu edhe për rajonin dhe perspektivën euroatlantike. Ai ceku nënshkrimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Republikën e Bullgarisë, marrëveshjen e arritur me Greqinë, me të cilën afrohemi deri te zgjidhja përfundimtare të njërës nga çështjet më të rënda për vendin tonë./Telegrafi/