Marrëdhëniet politike dhe ekonomike janë në një nivel shumë të mirë, por ekziston mundësia që të zhvillohen edhe më tej sepse institucionet e të dy vendeve kanë vullnetin e mirë për ta bërë këtë. Janë pikërisht diplomacia parlamentare dhe marrëdhëniet ndër-parlamentare ato që do të kontribuojnë në thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit, vlerësuan kryetarët e Kuvendeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kuvendit të Turqisë, Talat Xhaferi dhe Mustafa Shentop, pas takimit të sotëm në Shkup.
“Marrëdhëniet nuk janë të rëndësishme vetëm për të dy vendet, por edhe për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, e cila është shumë e rëndësishme dhe më e gjerë. Turqia do të vazhdojë mbështetjen e saj për Republikën e Maqedonisë së Veriut në drejtim të aspiratave të integrimit euro-atlantik të vendit. Ne jemi tashmë në fazën e fundit të anëtarësimit tuaj në NATO sepse besoj se ky proces do të përfundojë sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe shpresoj që aspiratat për anëtarësim në BE të vazhdojnë në dritën pozitive, edhe pse ndodhin vonesa të caktuara”, tha Shentop.
Kryetari i Kuvendit, Xhaferi theksoi se në takimin e sotëm ata ndanë mendime për situatat aktuale dhe aktivitetet me interes të ndërsjellë në nivel kombëtar dhe rajonal, dhe ranë dakord që komunikimi intensiv në nivel të lartë politik, bilateral, ashtu edhe multilateral, kontribuan fuqimisht në avancimin marrëdhënieve që hapin hapësirën për bashkëpunim më intensiv ekonomik./Telegrafi/