Site icon Telegrafi

Xhaferi – Sen Pol: Falënderim për mbështetjen franceze për proceset euro-integruese

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot realizoi takim me Leticija Sen Pol nënkryetaren e Asamblesë Nacionale të Republikës së Francës, e cila merr pjesë në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së, në emër të kryetarit Rishar Feran, si vend kryesues aktual me Këshillin e Bashkimit Evropian, informojnë nga Kuvendi.

Kryetari Xhaferi drejtoi falënderim të sinqertë për mbështetjen e Republikës Franceze, sidomos viteve të kaluara, përfshirë këtu edhe në nivelin parlamentar dhe zotimet aktive të deputetëve të Asamblesë Nacionale dhe Senatit për proceset euro-integruese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ai e përshëndeti vendimin për mbajtjen e Konferencës për Ballkanin Perëndimor në qershor të këtij viti, si një mundësi e mirë e vendeve anëtare për një komunikim të drejtpërdrejtë, dialog dhe këmbim të opinioneve rreth ngjarjeve aktuale me vendet e rajonit.

“Në raport me dy përcaktimet tona strategjike të përcaktuara pas pavarësimit tonë, anëtarësimi në NATO sot më është realiteti jonë dhe njësitet tona marrin pjesë aktive në misionet e Aleancës dhe Bashkimit Evropian, a në pritje jemi edhe të marrjes së datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE”, theksoi kryetari Xhaferi.

Kryetari i Kuvendit apeloi për hapje sa më të shpejtë të negociatave për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, për shkak të mbajtjes së mbështetjes publike dhe për parandalimin e ndikimeve të jashtme që mund ti bëjnë dëm procesit.

“Nënkryetarja Sen Pol e përshëndeti bashkëpunimin aktiv në nivelin parlamentar, sidomos angazhimet e deputetes Liliana Tangi për avancimin e marrëdhënieve bilaterale dhe ndarjen e përvojave franceze për çështjet evropiane. Ajo shprehu kënaqësi të veçantë për harmonizimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me pozitat e Bashkimit Evropian, sidomos për Ukrainën, dhe për ndarjen e vlerave të përbashkëta evropiane nga ana e qytetarëve të saj”, kumtojnë nga Kuvendi.

Nënkryetarja Sen Pol shfaqi interes të veçantë për qëndrimin tonë rreth metodologjisë së re të negociatave, për ngjarjet aktuale me Republikën e Bullgarisë dhe pritjet tona nga konferenca për Ballkanin Perëndimor në qershor këtë vit, me optimizëm për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy shteteve dhe procesin e integrimit evropian.

Exit mobile version