Fondacioni humanitar “Ti je një lule dielli” e cila vepron në Shqipëri dhe Kosovë i zgjeroj aktivitet e saja edhe në Maqedoni, ndërsa qëllimi i sajë mbi të gjitha është aspekti shëndetësor, gjegjësisht përmirësimin e kushteve për mjekim të fëmijëve të sëmurë nga sëmundjet më të rënda, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi në ngjarjen për nderë të promovimit të këtij fondacioni, tha se secili duhet të kontribuojë për fëmijët nga shteti ynë dhe rajoni.
“Për fat të keq ne jemi dëshmitar se në nivel global fëmijët shumë vuajnë dhe janë shpesh pjesë e konfkiteve të ndryshme, pastaj keqpërdorën në mënyra të ndryshme ku në disa shtete vdesin edhe për bukë ose në mungesë të ndihmës mjekësore. Me blerjen e bluzave me simbol të lule diellit “You are Sunflower”, secili prej neve sjell të ardhurave për mjekimin e fëmijëve tanë, ndërsa në të njëjtën kohë njerëzit tregojnë se nuk e kemi humbur dimensionin human, të cilin duhet ta ketë çdo njeri, tha Xhaferi. /Telegrafi/