Site icon Telegrafi

Xhaferi: Së pari referendumi, pastaj marrëveshja me Greqinë do të publikohet në Gazetën Zyrtare (Video)

Talat Xhaferi

Ligji për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë do të publikohet në Gazetën Zyrtare pas referendumit, tha kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Ai pret që së pari qytetarët të sqarohen, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Do të presim pas referendumit, që të kemi mendimin këshillues nga qytetarët. Nuk duhet t’i sforcojmë punët”, tha Xhaferi në debatin e Kuvendit.

Vendimi për referendum vetëm se është publikuar në Gazetën Zyrtare dhe rrjedhin afatet. Kampanja fillon me 10 shtator. Të gjitha institucionet do të jenë të kyçura në kampanjë, por partitë do të jenë bartësit.

Nuk mund asnjë subjekt politik që të ç’kyçet nga kampanja.

Deputetët nga nesër shkojnë në pushim vjetor deri më 20 gusht. Pas kthimit nga pushimi, deputetët do të duhet të t’i mbarojnë obligimet e mbetura deri më 7 shtator para fillimit të kampanjës për referendum./Telegrafi/

*Makfax

Exit mobile version