Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi deklaroi se “propozimet e një grupi të deputetëve për ndryshim të modelit zgjedhor dhe për lista të hapura janë në procedurë kuvendare”.
“Mendoj se këto ndryshime nuk duhet të hynë në muajt e fundit të punimeve në Kuvend dhe pa u arrit konsensus politik”, tha Talat Xhaferi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai shtoi se një grup deputetësh si propozues në Kuvend kanë paraqitur dy propozime për ndryshime të Kodit Zgjedhor, një sipas modelit dhe një për lista të hapura.
“Mendoj se duhet pa konsensus nuk do të duhej të hyjë një projekt i tillë”, tha mes tjerash Xhaferi.
Sipas tij, nëse shkohet për ndryshime të tilla, kjo duhet të bëhet në fillim të përbërjes së re kuvendare me qëllim që të lihet hapësirë që institucionet tjera të zbatojnë ndryshimet./Telegrafi.