Site icon Telegrafi

Xhaferi-Reka: Idetë për konflikte ndërnacionale janë të dështuara

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka, është takuar me kryetarin e ri të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bashkëbiseduesit konstatuan se sukses mund të kenë vetëm konfrontimet e koncepteve politike konstruktive, kurse idetë tjera për përplasje ndërshtetërore, ndëretnike, ndërkombëtare janë të “dënuara” të dështojnë.

Reka u shpreh për vazhdimin e marrëdhënieve të mira ndërmjet dy shteteve, duke theksuar mbështetjen e Shqipërisë, si vend-anëtar në NATO, ndaj euro-integrimeve të Maqedonisë./Telegrafi/

Exit mobile version