Ministri i drejtësisë Valdet Xhaferu në një intervistë për Alsat M ka pranuar paraqitjen e problemeve të caktuara në funksionimin e gjykatave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij Këshilli Gjyqësor duhet të kërkojë përgjegjësi për të gjithë ata gjykatës që kanë shkelur ligjin.
Xhaferi pranon gjithashtu se në fushën e gjyqësorit mbetet edhe shumë punë për t’u bërë dhe sipas tij është e domosdoshme një reformë e cila do të ndryshonte mënyrën e funksionimit dhe do të rriste besueshmërinë e qytetarëve tek gjyqësori. Xhaferi gjithashtu flet edhe për rastin Pançevski dhe për obstruksionet që i bëhen PSP-së./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=OyV_76dJMkQ