Site icon Telegrafi

Xhaferi: Me referendumin do të vendosim se a jemi për “status quo” apo për ardhmëri më të mirë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në intervistën e tij në emisionin “Top tema” tha se “Referendumi është mundësi që qytetarët të deklarohen se a do të mbetemi në situatë “status quo” apo do t’i hapim dyert drejt të ardhmes më të mirë”.

Xhaferi bëri thirrje që secili të përfshihet dhe të jetë pjesë e siç i quajti ai, ngjarjeve historike. Mundësia dhe momenti, tha ai, është tani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në lidhje me atë se si është formuar pyetja, Xhaferi potencoi se formulimi jep mundësi që qytetari të mësojë se për çka duhet të deklarohet.

“E drejta e secilit qytetar të marrë pjesë në referendum është e shenjtë, për këtë shkak apelojmë që secili ta shfrytëzojë të drejtën e tij dhe të votojë. Ky është moment historik për shtetin. Vendoset se a do të mbetemi në situatë “status quo” ku nuk mund të parashikojmë se ku do të shkojmë’, tha Xhaferi duke theksuar edhe njëherë se nuk bëhet fjalë për interes partiak, por për ardhmërinë e vendit./Telegrafi/

Exit mobile version