Site icon Telegrafi

Xhaferi: Procesi i zgjerimit të BE-së të vazhdojë sa më shpejtë me RMV-në dhe Shqipërinë

“Adaptim sa më i shpejtë i narrativit evropian për zgjerimin, duke pasur parasysh ndryshimet aktuale drastike të sigurisë evropiane. Është koha që vizioni juaj për të ardhmen e Evropës të kthehet në vepra, procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë me dinamikë më të madhe dhe në kohë sa më të shkurtë të fillojnë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”.

Këtë e tha sot kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, në fjalimin e tij në konferencën e kryetarëve të Kuvendeve të BE-së, që mbahet në Brdo, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Xhaferit, stabiliteti, siguria dhe prosperiteti i Republikës së Maqedonisë në dekadat e kaluara janë kryesisht për shkak të mbështetjes së madhe në baza të ndryshme nga Bashkimi Evropian dhe partnerët tanë ndërkombëtarë.

Ai gjithashtu tha se e mirëpret bashkëpunimin shumëvjeçar me Parlamentin Evropian, veçanërisht në kuadër të Dialogut “Jean Monnet”, i cili sipas tij, kontribuon ndjeshëm në promovimin e dialogut politik në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Exit mobile version