Të nderuar pjesëtarë të forcave policore në Republikën e Maqedonisë
Kamë nderin dhe respektin, në emrin tim personal dhe në emrin e deputetëve të Maqedonisë, t’ua uaroj 7 majin, Ditën e policisë në Republikën e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ministria për Punë të Brendshme, zyrtarët policor dhe të sigurisë në shpinën e tyre kanë peshë të madhe, mirëpo në të njëjtën kohë edhe detyrë të çmueshme. Ata janë shtylla mbrojtëse e Kushtetutës, i zbaton ligjet dhe e mbron demokracinë. Nëpërmes kësaj, e vendosin në rrezik jetën dhe sigurinë e tyre. Ata janë të parët në të cilët hedhin shikimin qytetarët tanë për çdo rrezik. Barën çka e mbajnë nuk është e lehtë, si dhe ne, si shtëpi ligjvënësve bëjmë çka kemi në dorë, policia dhe zyrtarët e sigurisë në Republikën e Maqedonisë kanë mundësi që të bëhen zyrtarë profesional si në evropën perëndimore të cilët do të jenë çdoherë në detyrë në çdo kohë në shërbim të qytetarëve, pa marrë parasysh përcaktimin e tyre etnitike, fesë dhe politikës, ndërsa qytetarët në sytë e tyre do të shikojnë shokun dhe mbrojtësin e tyre.
Në lidhje me reformat ligjore i është mundësuar çdokujt që të ndjejë reformat në shpirtin e tyre, vendi ynë po afrohet më shumë tek vlerat evropiane dhe të ardhmen e evropës, do të jetë fuqi demokratike, e fuqishme, moderne dhe Republikë e Maqedonisë evropiane, ashtu si e meritojnë qytetarët. /Telegrafi/