Site icon Telegrafi

Xhaferi-Plomp: Bashkëpunimi Holandë-Maqedoni do të vazhdojë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka realizuar një takim pune me ambasadorin e Holandës në Shkup, Wouter Plomp, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ambasadori Plomp ofroi mbështetjen dhe gatishmërinë e Qeverisë holandeze për të mbështetur dhe për të bashkëpunuar me institucionet e vendit. Nga ana tjetër, Xhaferi e ka informuar ambasadorin Plomp për situatën e tanishme politike pas votimit të Qeverisë së re të Maqedonisë.

Sipas AIM-së, bashkëbiseduesit janë shprehur për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh./Telegrafi/

Exit mobile version