Site icon Telegrafi

Xhaferi: Përse pikërisht tani paraburgim për deputetët, kanë patur tetë muaj për t’u arratisur

Nëse qëllimi i masës së paraburgimit është të pengohet mundësia që dikush të arratiset ose të ndikojë mbi dëshmitarë, përse kjo bëhet tetë muaj më vonë, ndërsa asnjëri prej tyre as që është arratisur, as ka përsëritur veprën, tha për Tv Telma, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

“Sipas ligjit, masa e paraburgimit shqiptohet për të siguruar praninë e personit në gjykatë dhe mos ndikim te dëshmitarët, të mos përsëritet vepra dhe të mos ikë nga drejtësia. Nëse edhe pas tetë muajve asnjëra nga këto rrethana nuk është realizuar, pse të ketë paraburgim për këto persona. E di që kjo është punë e pushtetit gjyqësor, por dilema qëndron te procedurat në lidhje me ngjarjet. Nuk e di nëse procedurat janë shkelur, por ajo ishte dilema ime”, u shpreh Xhaferi./Telegrafi/

Exit mobile version