Kuvendi i Maqedonisë u mbyll më 27 Prill, edhe atë në gjendje jo të zakonshme pune. E gjithë kjo ndodhi si rezultat i dhunës nga ana e protestuesve që u futën brenda hapësirave të Kuvendit. E gjithë kjo si shkak i zgjedhjes së Talat Xhaferit nga shumica parlamentare si kryekuvendar i ri në qeverinë e re, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në inçizimin e TV 21, shihet Talat Xhaferi me zyrtarë tjerë politik. Ai shihet duke i vizituar hapësirat e Kuvendit, të thyera nga ana e protestuesve. Kjo është hera e parë pas 27 prillit që Kuvendi hap dyert pas trazirave. /Telegrafi/