Site icon Telegrafi

Xhaferi: Për reforma do të punojmë së bashku me MPB-në (Video)

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, pas takimit me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se ministri i ka informuar koordinatorët e grupeve të deputetëve për masat që po ndërmerren, të cilat dalin nga raporti i Priebes.

Në takim është treguar gatishmëri edhe nga shumica qeverisëse edhe nga opozita për pjesëmarrje në procesin e reformave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Fillimisht, morëm idetë që janë në këtë kontekst dhe variantet që Ministria ka në mendje. Në rrjedhën e mëtejshme të punës ne do të informohemi vazhdimisht nga inistri për hapat që po ndërmerren dhe në këtë kontekst duhet të jemi gjithëpërfshirës. Gatishmëri ekziston edhe nga qeveria edhe nga opozita dhe në këtë kontekst, ministri i ka dhënë një garanci opozitës që në kohë me anë të deputetëve që janë pjesë e grupit do të informohet për atë që vijon”, tha Xhaferi.

Në takim përveç Xhaferit, Spasovskit dhe koordinatorëve, të prasnihëm ishin edhe kryetarët dhe anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e UBK-së dhe Agjencisë së Inteligjencës, Komisioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të një Mjet Special Investigativ për Ndalimin e Komunikimeve nga Ministria e Brendshme, Drejtoria e Policisë Financiare, Drejtoria e Doganave etj./Telegrafi/

Exit mobile version