Telegrafi

Xhaferi: Për momentin nuk ka shumicë për futjen e bullgarëve në Kushtetutë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili sot dhe në cilësinë e deputetit të rajonit të Gostivarit ishte pjesë e karvanit mobil parlamentar “Kuvendi për qytetarët”, tha se për shkak të interesimit për vazhdimin e proceseve integruese evropiane, të gjithë deputetët dhe subjektet politike në Kuvend duhet t’i shikojnë ndryshimet kushtetuese si diçka që është me interes të veçantë për shtetin dhe qytetarët.

Ai tha se partitë deklarativisht nuk janë kundër përfshirjes së një apo më shumë bashkësive etnike në Kushtetutë.

“Për momentin nuk mund të themi se kemi numër të mjaftueshëm të deputetëve për të hapur Kushtetutën për ta futur bashkësinë etnike bullgare. Kjo është, të tilla janë shifrat”, tha kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.

Ai u bëri thirrje partive në Kuvend, duke qenë se deklarativisht janë pro anëtarësimit të vendit në BE, së pari të punojnë për interesat e shtetit./Telegrafi/