Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë përsëriti se raporti i Komisionit Evropian është pozitiv, ndërsa theksoi se në të nuk ka vërejtje. Sipas tij, kështu raporti shumë pak shtete kanë marr, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Ky është një fillim i mirë për agjendën evropiane. Në radhë është kthimi në paketë reformuese. Presim datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE”, theksoi Xhaferi, i cili tha se nga natyra është optimist, ndërsa për hyrje në BE vlerëson se duhet të zbatohen të gjitha rekomandimet.
Xhaferi theksoi se Kuvendi në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me dialogun politik, ndërsa në plan punimet kanë proceset e Jean Monnet. /Telegrafi/