Site icon Telegrafi

Xhaferi: Nuk do ta nënshkruaj dekretin e ligjit në vend të Ivanovit

Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, deklaroi se nuk e ka ndërmend ta nënshkruaj dekretin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në vend të Presidentit Ivanov.

Ai ka kërkuar takim me presidentin Gjorge Ivanov, por akoma nuk ka marrë përgjigje nga ai, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk do të lëshohem dhe të vendos nënshkrimin në emrin e dikujt tjetër” tha Xhaferi në takim me gazetarët.

Ai tha se janë analizuar të gjitha mundësitë për dalje nga situata aktuale, pa dhënë detaje. Xhaferi përsëriti se nuk ka afat tek Ivanov kur duhet ta nënshkruaj ligjin, por ai e ka për obligim dhe detyrim kushtetues.

Mes tjerash ai ka folur edhe për partinë opozitare ku deklaroi se pret që javën e ajo ardhshme të kthehet në Kuvend.

“Opozita nuk duhet të bojkotojë Kuvendin sepse deputetët vinë në punë, por në praktik ata nuk marrin pjesë në punët e komisionit dhe seancat plenare. Faktet që kishte OBRM-PDUKM kishin të bënin me burgosjen e deputetëve për ngjarjet e 27 prillit. Megjithatë, Gjykata e Lartë javën e kaluar i lëshoi nga burgu i Shuto Orizares dhe u dënuan me burg shtëpiak. Kjo do të thotë se më ky fakt është eliminuar, ndërsa opozita nuk ka fakte tjera për të justifikuar mungesën në punë dhe seancat plenare”, tha Xhaferi./Telegrafi/

Exit mobile version