Site icon Telegrafi

Xhaferi: Nuk do më pengonin flamujt e bashkësive tjera etnike në kabinet (Video)

Kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, i cili vendosi flamurin shqiptar në kabinetin e tij, së bashku me atë të BE-së dhe Maqedonisë, në emisionin “24 Analiza” deklaroi se nuk do t’i pengonin flamujt e bashkësive tjera etnike. Ai tha se mund të ngrit iniciativë që nëse duan bashkësitë tjera të vendosin flamurin e tyre në kabinet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Unë mund të filloj iniciativë tek të gjithë grupet parlamentare dhe ata të konsultohen me liderët e tyre. Nëse tregojnë dëshirë, nuk ka asnjë pengesë që në kabinet të jenë flamujt e bashkësive etnike të turqve, romve, serbve, boshnjakëve, ose kujdo qoftë”, deklaroi Xhaferi./Telegrafi/

Exit mobile version