Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nuk mohoi se ka nisma për ligj për privilegje deputetësh. Ai deklaroi se nuk mund të komentojë derisa nuk e sheh tekstin e ligjit.
“Ideja si ide mund të ekzistojë, mund ta propozojë secili deputet. Por, tek unë nuk ka arritur asnjë tekst apo draft-verzion të Ligjit për deputetët. Mund të deklarohem pasi ta shoh”, deklaroi Xhaferi, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ndërkaq, në bisedë paraprake me gazetarët, kryetari i Kuvendit tha se në shumë vende në botë, në mënyrë ligjore është rregulluar statusi i deputetëve pas përfundimit të mandatit.
“Edhe në ato shtet ka të papunësuar, raste sociale, të pastrehë, jo vetëm te ne. Por të gjithë problemet rregullohen me ligj”, deklaroi Xhaferi.
Në bisedë me gazetarët Xhaferi tha “nuk mund dikush të jetë deputet për 4 vite, e më pastaj të përfundojë në kontejnerë”./Telegrafi/