Site icon Telegrafi

Xhaferi: Nuk kam mekanizma për të ndaluar obstruksionet e OBRM-PDUKM-së

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi, në një prononcim për Alsat-M deklaroi se me kërkesën që deputetët e OBRM-PDUKM-së i dorëzuan atij për formimin e dhjetë grupeve parlamentare, de fakto, ata e njohin atë si kryeparlamentar.

Xhaferi shtoi se formimi i dhjetë grupeve nga i njëjti koalicion zgjedhor nuk është praktikë e Kuvendit por është formë e duhur për të penguar punën në seanca, nëse ky është qëllimi i tyre.

Ai madje shtoi se nuk ka mekanizma për të penguar obstruksionet e mundshme të tyre të cilat do të jenë në kuadër të Rregullores së Kuvendit.

Deputetët e OBRM-PDUKM-së gjatë seancave në Kuvend me fjalime të gjata mundohen të pengojnë funksionimin e rregullt. Në rend dite nesër do të jetë edhe shkarkimi i Prokurorit Publik, ku pritet që përsëri partia opozitare të pengojë shkarkimin e tij me fjalime dhe obstruksione tjera në Kuvend./Telegrafi/

Exit mobile version