Zv.Kryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi ka folur për audio-incizimet e fundit që u publikuan në rrjetet sociale, poashtu edhe për dorëheqjen e tij të mundshme nga posti i zv.Kryeministrit.
“Nuk është e vërtetë, ato janë spekulime mediatike. Unë mbetem në postin e zv.Kryeministrit, ndërsa lajmet e fundit janë spekulime të cilët ju kontribojnë qarqeve të caktuara”, ka deklaruar për Zhurnal, Xhaferi.
Xhaferi gjithashtu ka fol edhe për audio-inçizimet e publikuara në internet ku thuhet se Ermira Mehmeti dhe Musa Xhaferi shkëmbejnë biseda erotike.
“Audio-inçizimet janë të pavërteta dhe janë të inskenuara nga njerëz të cilët shantazhojnë funksionarët e BDI-së” përmbylli Xhaferi./Telegrafi/