Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, me ftesë të kongresmenit amerikan Robert Pitinger dhe Parlamentit të Letonisë, nesër do të merr pjesë në Forumin e tetë parlamentar për siguri në Riga të Letonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Xhaferi, siç njoftojnë nga kabineti i tij, në forum do të mbajë fjalim me temë “Përdorimi armiqësor i informacioneve dhe sigurisë kompjuterike”.
Në kuadër të Forumit parlamentar për siguri, është paraparë që kryetari i Kuvendit të Maqedonisë të realizojë takim me kryetarin e Parlamentit të Letonisë, Inara Murniece./Telegrafi/