Telegrafi

Xhaferi: Nëse vjen i harmonizuar ligji për Prokurorinë, do të vendoset në rend dite

“Edhe më 12 shkurt deri në ora 23:00 të vijë i harmonizuar propozim ligji ka mundësi procedurale të vendoset në votim”.

Këtë e deklaroi sot kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në pyetjen e gazetarëve nëse këtë fundjavë, disa ditë para shpërbërjes së Kuvendit, vjen propozim-ligji për Prokurorinë Publike do të vendoset në seancë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Edhe deri në ora 23:00 në datën 12-të të vijë propozimi i harmonizuar ka mundësi procedurale që ky propozim të shndërrohet në ligj. Është e pakontestueshme, por në fund të mandatit para shpërbërjes së Kuvendit, vetëm të hapet seancë, ndërsa propozim i paharmonizuar edhe të shndërrohet në teatër, këtë nuk e kam për qëllim. Nuk ka nevojë nga një situatë e këtillë e tensionuar para shkuarjes në zgjedhje”, deklaroi Xhaferi.

Lidhur me atë nëse do ta vendos nismën për shpërbërje të Kuvendit të OBRM-PDUKM-së në seancë, Xhaferi tha se është i detyruar kur do të marrë propozim që ta vendos në votim./Telegrafi/