Site icon Telegrafi

Xhaferi: Nëse Gjykata Kushtetuese e shfuqizon PSP, nuk ka kushte për zgjedhje (Video)

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI, Talat Xhaferi, në një intervistë për NovaTV ka thënë se shfuqizimi i Prokurorisë speciale publike do të jetë keq për subjektet politike të cilët e përkrahën formimin e saj, për institucionet dhe për qytetarët, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Mund të kuptohet kështu, sepse shumica e qytetarëve do ta kuptojnë kështu. Fillimisht kjo është keq për pozitën e subjekteve politike të cilët e përkrahën formimin e institucionit të tillë, kjo do të jetë keq për institucionet në Republikën e Maqedonisë, shfuqizimi i këtij institucioni do të jetë keq për qytetarët e Maqedonisë”, ka deklaruar Xhaferi./Telegrafi/

Exit mobile version