Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, është nervozuar me deputetët, pas pas tentimit të parë për votimin e ligjit për tregtarët, në sallë nuk ishin të pranishëm numri i nevojshëm i deputetëve.
Në karriget e Kuvendit në ato momente të pranishëm ishin gjithsej 54 deputetë, ndërsa kryetari i Kuvendi u nervozua me deputetët të cilët më pas vendosën të futen në sallë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Të dalin jashtë të gjithë ata që u futën pas votimit. Nuk mund të futet kush kur dëshiron”, tha Xhaferi, duke i ftuar deputetët që nëse duan pauzë, kërkesën ta bëjnë në mënyrë të rregullt.
“I ftoj deputetët që ta kryejnë funksionin për të cilin janë zgjedhur”, tha Xhaferi.
Deputeti i OBRM-PDUKM-së Nikolla Micevski, tha se opozita do të qëndrojë në sallë për shkak të kuorumit, edhe pse siç tha, ata kanë kërkuar shfuqizimin e plotë të Ligjit për tregjet e gjelbra.
Votimi u përsërit pasi në sallë ishin 72 deputetë, ndërsa me shumicë u miratua ndryshimi ligjor, i cili parasheh shtyrje të zbatimit të ligjit të ri për tregtarët./Telegrafi/