Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot në Bërdo afër Kranjit do të marrë pjesë në Takimin e dhjetë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve nga Ballkani Perëndimor.
Takimi është në organizim të Kuvendit nacional të Republikës së Sllovenisë, ndërkaq në kuadër të kryesimit slloven me Këshillin e BE-së. Ngjarja është vazhdim i Samitit të kryetarëve të parlamenteve nga Ballkani Perëndimor, që u organizua për herë të dytë në maj të këtij viti në Parlamentin evropian në Bruksel.
Siç kumtuan nga Kuvendi, është paraparë në pjesën hyrëse të takimit. Paraqitje të veta të kenë kryetari i Kuvendit nacional të Republikës së Sllovenisë, Igor Zorçiç, kryetari i Parlamentit evropian, David Maria Sasoli, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Anzhe Logar dhe kryetarja e Komisionit për politikë të jashtme të Kuvendit nacionaë të Republikës së Sllovenisë, Monika Gregoriç.
Diskutimi kryesor, siç ceket, do të kahëzohet drejt rolit të parkam,enteve në kthimin e besimit për procesin e zgjerimit të BE-së, ku me fjalim të vet qëndrimet do t’i shprehin kryetarët e parlamenteve nga Ballkani perëndimor, përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit, Xhaferi.
Gjithashtu, është paraparë debat me përfaqësues të të rinjve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, si pjesë e debatit për Konferencën për të ardhmen e Evropës, në të cilën ata do të kenë mundësi të shprehin mendimin e vet për atë se në çfarë Bashkimi Evropian dëshirojnë të jetojnë, deri në cilën shkallë të rinjtë nga Ballkani Perëndimor e shohin të ardhmen e tyre dhe vendin e tyre si pjesë të BE-së dhe në cilën mënyrë Unioni duhet të reformohet për të qenë më efikas, më i sigurt dhe më prosperues për qytetarët e vet.
Në fund të takimit, është planifikuar miratimi i Deklaratës së përbashkët nga ana e pjesëmarrësve, që do t’u dërgohet parlamentit evropian, Komisionit evropian, pjesëmarrësve të samitit të ardhshëm BE – Ballkani Perëndimor, si dhe Konferencës së spikerëve të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së.