Telegrafi

Xhaferi në takim me Kalin: Zvicra mbështet Maqedoninë e Veriut në rrugën eurointegruese

Kryetari i Kuvendit të RMV-së Talat Xhaferi, sot ka pritur në takim kryetaren e Këshillit Nacional të Parlamentit Zviceran, Irene Kelin, me ç’rast e theksoi raportin e hapur, intensiv dhe miqësor ndërmjet dy vendeve, për çka e veçoi si të veçantë edhe kontributin e diasporës tonë të madhe e cila është lartë e integruar në Zvicër.

Xhaferi theksoi se edhe pse Zvicra nuk është anëtare në NATO dhe në Bashkimin evropian, përsëri fuqishëm e mbështet Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj eurointegruese. Ajo është donatori më i madh për mbështetjen e reformave për zhvillimin demokratik të institucioneve dhe avancimin ekonomik të vendit.

“Konkretisht, në Kuvend zbatohet strategjia 10-vjeçare nga Programi për Mbështetje Parlamentare me çka do të rritet në masë të ma dhe efikasiteti, transparenca dhe hapja e dhomës ligjvënëse ndaj opinionit. Kryetari Xhaferi e informoi Kryetaren Kelin për qëndrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në raport me Ukrainën, gjegjësisht miratimin e Deklaratës për dënimin e agresionit rus në Ukrainë, me bashkëngjitje ndaj sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe dhënien e ndihmës morale, materiale dhe tjetër ndaj Ukrainës në luftën e saj për liri dhe demokraci”.

“Kryetarja e Këshillit Nacional të Parlamentit Zviceran, Irene Kelin, falënderoi për pritjen e ngrohtë dhe shprehu kënaqësi për takimin e sërishëm me Kryetarin Xhaferi, pas vizitës së tyre të përbashkët të Kievit të rrënuar. Ajo shfaqi interesim për procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe drejtoi urime për përparimin e arritur me ç’rast, përsëri e shprehu gatishmërinë e Zvicrës për të mbështetur vendin tonë në këto përpjekje”, thuhet në njoftimin e Kuvendit për takimin në mes Xhaferit dhe Kalin.

Në lidhje me Ukrainën, tha kryetarja Kelin, edhe pse Zvicra nuk është anëtare në NATO dhe në Bashkimin Evropian, e dënon agresionin dhe i mbështet sanksionet ndaj Rusisë, edhe pse, për shkak të statusit të saj neutral, ajo mbështetje kufizohet vetëm në ndihmë ekonomike dhe humanitare, jo edhe ushtarake.