Telegrafi

Xhaferi: Ndryshimet kushtetuese nuk janë bërë me forcë

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi theksoi se ndryshimet kushtetuese nuk janë bërë me forcë, ndërsa referendumi ishte jo obligues dhe fakti që shumica e qytetarëve nuk shkuan në votime do të thoshte se ata ua lanë të drejtën e tyre institucioneve.

“Ne kemi pasur kontakte me Krsto Mukovski, ai erdhi në zyrën time, por nuk u bë fjalë për garanci që ai të merrte amnisti”, u përgjigj Talat Xhaferi për emisionin “Samo Vstina”

Xhaferi tha se nëse Kuvendi nuk shpërndahet brenda ditës së mërkurë, shpallja e zgjedhjeve do të zgjatet.

I pyetur për të komentuar shpërbërjen e Kuvendit, Xhaferi tha se pikëpamjet e tij nuk udhëhiqen nga dëshirat e politikanëve, por nga ligjet./Telegrafi/