Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, ia ka ndalë mikrofonin gjatë fjalimit Ministrit të Financave, Dragan Tevdovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Tevdovskit i është ndalë mikrofoni pasi ai ka kaluar kohën e caktuar për diskutim, përderisa ai ishte duke folur për Buxhetin 2017.
Tevdovski ishte këmbëngulës dhe ka vazhduar me fjalimin e tij dhe Xhaferi i ka dhënë kohë shtesë që ministri të përfundojë fjalimin e tij.
Kryetari Xhaferi shpjegoi se kjo nuk është një marrëdhënie personale me ministrin, por se ai respekton rregullat e procedurës së legjislativit. /Telegrafi/