Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, sot është ftuar nga Prokuroria për Krim të Organizuar për të dhënë dëshmi në lidhje me ngjarjet e 27 prillit.
Bëhet fjalë për procedurë për detyrë zyrtare, për atë se si Xhaferi është zgjedhur kryetar Kuvendi, pas padisë që është dorëzuar nga një shoqatë qytetare nga Manastiri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për akuzat nga shoqata e Manastirit, Xhaferi para gazetarëve tha se ai nuk mund të komentojë çdo akuzë dhe nuk është punë e tij ajo që thuhet.
Ndryshe, shoqata nga Manastiri kërkon që të hetohet se nëse më 27 prill në Kuvend është bërë keqpërdorim dhe zgjedhje joligjore e kryetarit të Kuvendit.
Prokuroria Themelore në mesin e muajit të kaluar informoi se ka hapur hetim për mënyrën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, ndërsa përveç Xhaferit në pyetje janë marrë edhe disa deputetë./Telegrafi/