Site icon Telegrafi

Xhaferi-Markush: Mbështetje nga Sllovakia për anëtarësimin në NATO dhe BE

Kreu i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, kishte takim pune me ambasadorin e Republikës së Sllovakisë në vend, Henrik Markush, i cili së pari i uroi kryetarin Xhaferi për miratimin e ndryshimeve në Kushtetutë, si faktor kyç për procesin e mëtutjeshëm në integrimin e vendin në bashkësinë e NATO-s.

Siç kumtojnë nga kabineti i Xhaferit, temë e bisedimeve ishin aktivitetet e Kuvendin që dalin si obligime nga marrëveshja e Prespës. Për këtë, kreu i Kuvendit konfirmoi se po punohet në plotësimin e qëllimeve strategjike në vend. Ai theksoi se për punën e suksesshme kanë kontribuuar të gjitha subjektet politike, dhe veçoi mbështetjen e miqve ndërkombëtar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ambasadori Markush e potencoi mbështetjen nga ana e Republikës së Sllovakisë në aspiratën e Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit të plotë në aleancën e NATO-s dhe Bashkimin Evropian.

Ky takim ishte nga vargu i takimeve protokollare me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s./Telegrafi/

Exit mobile version