Site icon Telegrafi

Xhaferi: Maqedonia pret që BE të vazhdojë politikën e dyerve të hapura

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, në konferencën e tetë të kryetarëve të kuvendeve nga vendet e Ballkani Perëndimor në Budapest, tha se Maqedonia pret që BE ta vazhdojë politikën e dyerve të hapura dhe se BE pa Ballkanin Perëndimor nuk do të jetë ajo që kanë folur baballarët e Evropës së bashkuar.

Siç informojnë nga kabineti i tij, Xhaferi ka falënderuar kryetarin e Kuvendit Kombëtar të Hungarisë, Laslo Kover, për organizimin e kësaj konference dhe ka thënë se kjo është shenjë e politikës së jashtme parimore që Hungaria ka ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Xhaferi gjithashtu ka thënë se Maqedonia është shteti i parë që ka nënshkruar marrëveshjen për stabilizim asociim dhe është shtet kandidat për anëtarësim në BE prej vitit 2005.

Ai në fund ka thënë se Maqedoni në plan të brendshëm ka miratuar plan të veçantë, në të cilin qartë ka vendosur detyrat që duhet t’i përmbushin për eurointegrimet./Telegrafi/

Exit mobile version