Site icon Telegrafi

Xhaferi: Ligji për gjuhët nga e hëna kthehet në Kuvend

Ligji për përdorimin e gjuhëve do të nisë të shqyrtohet të hënën në seancë plenare. Lajmin e ka bërë të ditur kryeparlamentari Talat Xhaferi, i cili beson se procedura do të përfundojë deri të premten.

Megjithatë, kjo çështje mund të zvarritjen në rast se në ekzekutiv do të kishte propozime për ndyshime dhe riformatim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takimin e sotëm me gazetarët, Xhaferi paralajmëroi edhe ndryshime në rregulloren e Kuvendit, që siç tha do të ishin edhe ndryshimet e para në kuadër të iniciativës “Zhan Mone”.

Ndërkohë, Ligji për gjuhët i parapriu një mbështetje ligjore nga Komisioni i Kuvendit për Çështje Evropiane dhe Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive./Telegrafi/

Exit mobile version