Telegrafi

Xhaferi: Ligji për gjuhët dhe për pagën minimale në rend dite gjatë muajit shtator (Video)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, në intervistë për TV Tellma, u shpreh se në gjysmën e parë të muajit shtator në rend dite të seancave plenare do të jenë Ligji për gjuhët, Ligji për pagë minimale si dhe Ligji për punëtorët e falimentuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai poashtu theksoi se do t’i përdorë të gjitha instrumentet e Rregullores për punë të Kuvendit për të mundësuar punë të pa penguar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.
Në pyetjen se çka thotë për ankesat e OBRM-PDUKM-së opozitare se ai shumë shpesh thirr sigurimin e Kuvendit dhe ndal mikrofonat, Xhaferi u përgjigj se ata marrin përgjigjen që meritojnë gjatë gjithë kohës./Telegrafi/