Telegrafi

Xhaferi: Ligji i gjuhëve akoma nuk është dërguar për publikim në Gazetën Zyrtare

Ligji i gjuhëve akoma nuk ka arritur tek Gazeta Zyrtare. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nuk jep përgjigje konkrete se kur Ligji i gjuhëve do të shpallet në Gazetën Zyrtare, pa nënshkrimin e presidentit Gjorge Ivanov.

“Nuk ngarkohem shumë me kohën, pasi nuk ka afate kohore për publikimin e ligjit në Gazetën Zyrtare”, tha Xhaferi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për këtë çështje pak ditë më parë ka reaguar edhe ish-ambasadori i BE-së në Maqedoni, Ervan Fouere, i cili në një intervistë për AIM tha se qeveria duhet sa më parë ta dërgojë ligjin në Komisionin e Venecias.

Përndryshe, Ligji për përdorimin e gjuhëve për herë të tretë u miratua në mes të muajit mars, nën një atmosferë të tensionuar./Telegrafi/