Site icon Telegrafi

Xhaferi-Li: Kina mbështet rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut

Delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Republikën Popullore të Kinës, ku u takuan me kryetarin e Kuvendit Popullor të Kinës, Li Xhanshu.

Në takim Li nënvizoi se të dy shtetet nuk kanë çështje të hapura dhe marrëdhëniet janë tradicionalisht miqësore, theksoi se në kuadër të Nismës brezi dhe rruga, ekzistojnë shumë mundësi për bashkëpunim në fushë të ndryshme. Më tutje, ai drejtoi urime për arritjen e marrëveshjes për emrin dhe mirënjohje për përparimin që Republika e Maqedonisë së Veriut e bën në drejtim të realizimit të qëllimeve të veta strategjike, anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian dhe në këtë drejtim, e përsëriti mbështetjen e Republikës Popullore të Kinës në atë rrugë.

Kryetari Xhaferi informoi se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës Popullore të Kinës e tregon interesin e vet për vendosjen, kultivimin dhe thellimin e lidhjeve më të ngushta parlamentare që do të ndikojnë mbi përparimin e marrëdhënieve të përgjithshme politike, ekonomike dhe kulturore ndërmjet dy shteteve. Ai u pajtua me homologun e vet se edhe pse të dyja vendet realizojnë bashkëpunim të shkëlqyer në fushën e arsimit, shkencës, bujqësisë, turizmit, medicinës dhe fushave tjera, ekzistojnë edhe shumë mundësi për intensifikimin dhe pasurimin e bashkëpunimit./Telegrafi/

Exit mobile version