“Kuvendi do të shpërndahet më 11 shkurt, 60 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, të cilat janë planifikuar për më 12 prill 2020”.
Këtë e tha sot kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, në takim me gazetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Tek unë duhet të arrijë kërkesa për shpërndarjen e Kuvendit. Kushtetuta tregon se zgjedhjet duhet të mbahen në afat prej 60 ditëve nga shpërndarja e Kuvendit. Nëse kërkesa arrin më 11 shkurt, e shtyn datën e mbajtjes së zgjedhjeve”, tha Xhaferi.
Deri në fund të vitit në Kuvend duhet të arrijë propozimi me emrat për qeverinë teknike, e cila duhet të zgjedhet 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare./Telegrafi/