Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, në një deklaratë për AIM, thotë se Kuvendi nuk do të mblidhet sërish, pasi u shpërnda për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Xhaferi thotë se në bazë të propozimit të qeverisë teknike, për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, do të veprojë presidenti i vendit Stevo Pendarovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai thotë se presidenti i shtetit ka kompetenca për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë territorin e vendit.
Sipas Xhaferit, zgjedhjet mund të shtyhen rregullore nga qeveria, në bazë të nenit 126 të Kushtetutës.
Neni 126 i Kushtetutës, thotë që gjatë gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendje lufte, Qeveria në pajtim me Kushtetutën sjell rregullore, e cila e ka fuqinë e ligjit./Telegrafi/