Telegrafi

Xhaferi: Kuvendi mund të kthehet vetëm pas zgjedhjeve të ardhshme, çdo tentim tjetër është puç

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në një intervistë për TV21 ka folur mbi procedurën e konvokimit të ri të Kuvendit, pasi LSDM ka ngritur procedurë lidhur me këtë, por sipas tij nuk ka një mundësi të tillë.

“Kuvendi mund të kthehet vetëm në zgjedhjet e ardhshme dhe atë mund ta bëjë populli”, ka thënë Xhaferi.

Sipas tij, çdo mënyrë tjetër përveç pas zgjedhjeve për konvokim të Kuvendit është tentim për puç.

Xhaferi ka deklaruar se është bërë presion mbi të për thirrje të sërishme të deputetëve dhe konvokimin e Kuvendit.

“Më 16 shkurt çdo deputet ka votuar për ndërprerje të mandatit. Pas zgjedhjeve të ardhshme do të mblidhet Kuvendi”, ka thënë Xhaferi.

Ndryshe, iniciativën e LSDM-së e kanë mbështetur të gjitha partitë, përveç BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/