Site icon Telegrafi

Xhaferi: Kirili dhe Metodij, kontribuan në betejën kundër paditurisë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, në emrin personal dhe në emër të deputetëve, dërgoi urim me rastin e 24 Majit, Ditës së iluministëve mbarësllovenë ‘Shën Kirili dhe Metodij’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Me këtë festë shfaqim respekt vllezërve të shenjtë Kirilit dhe Metodit si themelues të alfabetit dhe letërsisë sllovene, meritorë për zhvillimin kulturor si të popullit maqedonas, ashtu edhe të gjithë popullit slloven. Si ithtarë më të mëdhenj të lirisë së frymës njerëzore, kontributi i tyre i madh në betejën kundër harresës dhe mosditurisë është me vlera të çmueshme, sepse vetëm fjala e shkruar është ajo që mbetet dhe përmes së cilës transmetohet dituria dhe mençuria e njeriut’, ceket në urim, njofton AIM.

Sipas Xhaferit, Kirili dhe Metodij, me veprat e veta treguan se njeri i ndritur dhe i arsimuar është ai njeri i cili është i mirë dhe i drejtë, i cili e dashuron të vërtetën dhe njerëzimin. /Telegrafi/

Exit mobile version