Site icon Telegrafi

Xhaferi, Kiracovski dhe Mançevski do të dëshmojnë për sulmin ndaj Ziadin Selës

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, deputeti Aleksandar Kiracovski dhe Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administrat, Damjan Maneçevski, pas festave të Pashkëve do të dëshmojnë në seancën gjyqësore për sulmin kundër Ziadin Selës në Kuvend, më 27 prill të vitit të kaluar.

Kryetari Xhaferi ka qenë edhe më herët i thirrur për të dëshmuar, por me njoftim paraprak në gjyq kishte anuluar pjesëmarrjen për shkaqe personale.

Ata duhet të vërtetojnë figurat e dyshimta të cilët kanë kryer sulmin ndaj Ziadin Selës. Të dyshuar për sulmin janë dhjetë persona. Në një seancë gjyqësore Ziadin Sela ka kërkuar si dëmshpërblim gjysmë milionë euro nga dhjetë të dyshuarit, për shkak të shpenzimeve çka i ka bërë për mjekim jashtë vendit, pas frikës dhe dhimbjeve nga dëmtimet fizike dhe psiqike. /Telegrafi/

Exit mobile version