Site icon Telegrafi

Xhaferi kërkon nga deputetët të deklarohen nëse do të marrin pjesë në fushatën për referendumin

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, sot dorëzoi njoftim tek grupet e deputetëve përmes të cilit kërkon që në afat prej tre ditëve të përgjigjen nëse do të marrin pjesë në fushatën për referendumin dhe nëse do të jenë “pro” ose “kundër” pyetjes në referendum.

Xhaferi njoftimin e ka dorëzuar tek grupet e deputetëve të LSDM-së, BDI-së, OBRM-PDUKM-së, Lëvizjes Besa, PDSH-së dhe Aleancës për Shqiptarët, përcjell Telegrafi maqedoni.

Ai gjithashtu ka njoftuar deputetët se me kërkesë të Kuvendit, Qeveria në seancën e djeshme ka sjellur vendim dhe ka miratuar që të sigurohen mjete për Kuvendin në vlerë prej 80 milionë denarëve.

Përndryshe, Kuvendi dje formoi trup koordinues për zbatimin e referendumit në nivel shtetëror, të cilin do ta udhëheq vetë Talat Xhaferi, ndërsa anëtarë të tij do të jenë nënkryetarët e Kuvendit dhe koordinatorët e grupeve të deputetëve./Telegrafi/

Exit mobile version