Telegrafi

Xhaferi: Kemi për qëllim zgjidhje me konsensus për Rregulloren e Kuvendit

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi deklaroi se në takimin e sotëm të grupit për Rregullore të re në kuadër të procesit Zhan Mone, kryesisht, është shqyrtuar sjellja e ligjeve në procedurë të rregullt gjegjësisht nga neni 132 e tutje.

Xhaferi tha se më datë 2 këtë muaj e ka caktuar këtë takim dhe se ai paraprakisht është anuluar me kërkesë të OBRM-PDUKM-së.

Sipas Xhaferit, qëllimi është të ketë zgjidhje me konsensus për Rregulloren. Xhaferi tha se e shohim që ka pengesë në punën e Kuvendit. Ai tha se mbështetja e KE-së përmes eurodeputetëve është të gjendet zgjidhje me konsensus.

Në takimin e sotëm të Grupit të Punës morën pjesë përfaqësues të të gjitha grupeve të deputetëve përveç i OBRM-PDUKM-së dhe partisë “E Majta”, si edhe këshilltarët profesorët Vllado Popovski dhe Jeton Shasivari.